Hipokrizi | Albin Kurti, njeriu që i quante policët “majmunë”, kërkon mbështetje për ta nga deputetët opozitarë që nuk i sulmuan kurrë – Video

- in Lajme

“Për këtë përballje (në veri), Policisë së Kosovës i duhet Qeveria e Republikës së Kosovës. E ka. Policisë së Kosovës i duhet Kuvendi i Republikës. Ju tregoni a e ka?! Policisë së Kosovës i nevojitet populli i Kosovës. E ka. Pra, është në dorën tonë kjo fitore e radhës për sundim të ligjit dhe kushtetutshmëri. Policia jonë ka nevojë për mbështetje. Jepjani këtë mbështetje”.

Kjo ishte kërkesë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, e cila është thirrur për të diskutuar për situatën në veriun e Kosovës dhe për acarimin prej tij të marrëdhënieve me ShBA-të.

Një kërkesë e tillë nga kryeministri Kurti do të ishte plotësisht e drejtë, sikurse mos të kujtohej sjellja e opozitarit Kurti, pikërisht kundër policëve të Kosovës.

“O majmun te Ura e Ibrit ju kanë poshtëru. S’tu ka ni zoni”, e drejtohej plotë fyerje vetë Albin Kurti një polici të Kosovës në një protest të dhunshme të Vetëvendosjes.

Në fakt, deputetët e Kuvendit të Kosovës, dhe sidomos ata që sot janë të ulur në vendin e opozitarëve, kanë respektuar gjithmonë policët e Kosovës. Është pikërisht kryeministri Kurti, ai i cili duhet t’i japë mbështetje policëve të Kosovës dhe t’iu kërkojë falje atyre për dhunën që ka ushtruar kundër tyre së bashku me subjektin e tij politik, Vetëvendosjen./Demokracia