​Superliga e Shqipërisë vazhdon xhiron e 20-të

- in Sport

Superliga e Shqipërisë rikthehet sot me disa ndeshje interesante në kuadër të programit për xhiron e 20-të.

Apolonia Fier pret Bylis në shtëpi, Teuta është mysafire e Tiranës, dhe Laçi do të zhvillojë ndeshje kundër Kastriotit, përcjell KosovaPress.

Pas 19 xhirosh të zhvilluara, tabelën e Superligës e kryeson Vllaznia me 40 pikë, ku ndiqet nga skuadra Partizanit, pozicionohet në të dytin me 34 pikë.

Në zonën e rrezikut gjenden Skënderbeu dhe Bylis. Ky i fundit pozicionohet në vendin e nëntë me 12 pikë, aq sa ka edhe vendi i fundit, Skënderbeu.

Programi i plotë i ndeshjeve në Superligën e Kosovës vijon si më poshtë.

13:00 Apolonia Fier (8) – Bylis (9) (Stadiumi Loni Papuciu)

13:00 KF Tirana (6) – Teuta (3) (Stadiumi Selman Stërmasi)

13:00 Laçi (4) – Kastrioti (7) (Stadiumi i Laçi-t)/KosovaPress