‘Serbia po gëzohet’, Syla: Do të lujtun të qeverisë bëjnë lojëra me flamuj në Veri për pak poena politik

- in Lajme

Gazetari Valon Syla si rrallëherë ka shkruar me një pesimizëm për gjendjen krahasuar me shkrimet e tij therëse e thumbuese me ironi e humor,  pas njoftimeve të sotme ndëshkuese për Kosovën nga SHBA’ja, ai qeverinë e Kosovës e vlerësoi jo kompetente e të ligë që po dezerton nga përgjegjësitë për synime elektorale, shkruan Gazeta Metro.


Vlerësimi i Sylës për gjendjen e Kosovës për veprimtarinë e qeverisë është i zymtë e thënë butë, me jo kompetencë të dëshmuar tashmë me pasoja.

“Qetesi e vorreve. Qeveria spo fol qe dy ditë derisa shteti po kallet, ushtaret dhe policet po luftojnë. Ministrja e Jashtme është zhdukë. Nuk kemi diplomaci. Ky shtet po sundohet nga njerëz të poshtër që e gjujnë gurin dhe e mshefin doren… e besa edhe mshefen krejt mas KFOR’it”.

Si gazetar me përvojë shkruan tutje se një gjendje të tillë nuk e parë skenën politike asnjëherë dhe më e rënda vlerëson se nga kjo veprimtari e qeverisë së po përfiton pikërisht vetëm kundërshtari i Kosovës; Serbia. Ai shton se motivi i gjithë këtij veprimi të qeverisë është ikja nga përgjegjësia me shikim drejt zgjedhjeve të reja me simbolika populliste edhe për një mandat pushtet.

“Qenka shumë pikëlluese me pa e me përjetu me te vertete këtë pejsazh politik. Heronjtë e patriotat pothuajse kanë vdekë. Çlitimtarët në Hage. E do të lujtun tu qeverisë e tu lujtë me flamura në Veri për pak poena politik. Mas krejt kësaj, Serbia po gezohet. Mos e pafsha më vendin kështu. U tepru gjithçka”./gazetametro.net