Ilir Peci arrin në shkollën “Isa Boletini”, aty do të betohet si kryetar i Zveçanit

- in Lajme

Ilir Peci ka arritur në shkollën “Isa Boletini” në Boletin, ku pritet ta japë betimin si kryetar i ri i komunës së Zveçanit.

Seanca për betimin e tij do të nisë në orën 10:00.

Peci ishte kandidat i PDK-së në zgjedhjet e 23 prillit, në të cilat doli fitues.

Përveç Pecit, betimin sot do ta kryejnë edhe Izmir Zeqiri në Zubin Potok dhe Lulzim Hetemi në Leposaviq.

Më poshtë shihni fotografitë e T7.

/Demokracia