Ky është kallashnikovi me të cilën gjuajtën sot në Prishtinë (FOTO)

- in Lajme

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për gjuajtjen e armë zjarri në lagjen “Gazmend Zajmi” në Prishtinë. Nga Policia e Kosovës deklaruan se nuk ka persona të lënduar ndërsa katër persona janë shoqëruar në stacion policor.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Sinjalin se kanë arritur ta gjejnë dhe ta sekuestrojnë një armë automatike e tipit AK-47 të cilën njëri nga të dyshuarit e ka hedhë në mbeturina.

sekues

Ahmeti shtoi se deri tani në stacion policor janë shoqëruar katër persona të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë.

Ndërsa, hetuesit policor në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke i zhvilluar hetimet për zbardhjen e rastit.

/GazetaSinjali/