Agjencia Anti-korrupsion ka bërë publike pasuritë e zyrtarëve shtetëror.
Kësisoj, në bazë të dokumentit të AKK-së shihet pasuria e kryeministrit, Albin Kurtit.
Interesante është se shefi i qeverisë ka vetëm 119 euro të ruajtura në bankë, NLB.
Sipas dokumentit të publikuar nga AKK, është bërë e ditur se kryeministri, Albin Kurti në vitin 2018 përmes marrjes së kredisë bankare kishte blerë një banesë 67.00 metra-katror, në vlerë prej 400 mijë eurove.
Sipas të njejtit dokument është bërë e ditur se banesa është në pronësi të Kurtit dhe bashkëshortës së tij.
Po ashtu, Kurti ka deklaruar se paguan qira prej 250 euro në muaj.


