Merkel: Gjermania e gatshme për një kapitull të ri në marrëdhëniet transatlantike

- in Rajoni dhe Bota

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi sot gatishmërinë e Gjermanisë për hapjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet transatlantike.

“Përshëndes zotimin e presidentit amerikan, Joe Biden, për rivendosjen e marrëdhënieve midis Uashingtonit dhe partnerëve të tij europianë”, tha udhëheqësja gjermane në fjalën e saj në Konferencën e Sigurisë në Mynih, raporton ATSh.

Kancelarja shtoi se komuniteti ndërkombëtar kishte, gjithashtu, nevojë për një axhendë të përbashkët për t’u marrë me Kinën, të cilën e përshkroi si një konkurrente dhe partnere./KosovaPress