Arrestohet një kosovar në kufirin Shqipëri – Greqi, i gjejnë kanabis në çantë

- in Lajme, Rajoni dhe Bota

Një 31 vjeçar nga Kosova është arrestuar në kufirin Shqipëri-Greqi pasi në çantë iu gjetën substanca narkotike, kanabis.

Policia e shtetit në Shqipëri ka njoftuar se kanabisi është konfiskuar, teksa ndaj kosovarit do të ndërmerren veprimet e tjera hetimore.

“Gjatë kontrollit në vijën e dytë, në çantën e shtetasit G. Sh., shërbimet e Policisë Kufitare gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin G. Sh., 31 vjeç, banues në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se rasti i ka kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Gjirokastrës.

/GazetaSinjali/