Moderatorja, Kiara Tito, i tha PO propozimit për martesë nga këngëtari, Luiz Ejlli, raporton Gazeta Sinjali.
Propozimi u bë live në spektaklin e sotëm të Big Brother Vip Albania, duke shënuar kështu momentin më të veçantë të të dyja edicioneve.
Dyshja u njohën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe tani kanë marrë hapin e rëndësishëm për të kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë.
Kujtojmë se Luizi ditët e fundit e bëri të mendonte që kishte dyshime për lidhjen e tyre.
Kjo ishte e papritur për Kiarën e cila shumë e emocionuar shpërtheu në lot.