Lidhja Demokratike e Kosovës sot nëpërmjet një komunikate ka reaguar për gjendjen e bllokut A5 të termocentralit “Kosova A”.
Sipas LDK-së, ky bllok ka kapacitet të përmbushë 13 për qind të nevojave të qytetarëve.
Madje, LDK ka akuzuar Qeverinë se ngritja e çmimit të rrymës prej 15 për qind është bërë për shkak të saj.
“Blloku A5 i Termocentralit Kosova A prodhon mjaftueshëm energji elektrike për të mbuluar rreth 13% të nevojave për Kosovë.
Ky bllok është lënë jashtë funksioni qe 9 muaj me radhë.
Për çdo ditë që kemi blerë energji elektrike për të mbushur zbrazëtirën që do të mund ta mbulonte blloku A5, Kosova ka paguar rreth 1 milion euro import ditor.
Nëse nuk do të ishte zvarritur remonti i këtij blloku nga pushteti, nuk do të kishte ngritje të çmimit të rrymës prej 15%.
Kjo qeveri është e paaftë! Kjo paaftësi po na kushton shtrenjtë!”