Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë një prononcimi të shkurtë për media, ku foli për deklaratën e dakorduar me palën serbe në Bruksel për çështjen e të pagjeturve, është pyetur edhe për gjykimin në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Por kjo pyetje mbeti pa përgjigje, për shkak se Kurti duke u arsyetuar se nuk ka kohë, u largua që aty me shpejtësi.
“S’ke folur asnjëherë”, i tha gazetari pas pyetjes, por Kurti tha se është me nxitim.
“Më falni se duhet me shku direkt në Kuvend”, ishte përgjigjja e Kurtit.
Kujtojmë se të hënën e 3 prillit ka nisur gjykimi i ish-krerëve në Hagë, ku për tri ditë rresht Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe mbrojtja e të akuzuarve kanë thënë fjalët e tyre hyrëse, ndërsa me 11 prill nis dëgjimi i dëshmitarëve.