Antishtetërore | Albin Kurti lejon që anëtarja e partisë së Vuçiqit ta shkruajë statutin e Zajednicës

- in Lajme

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë ditës së djeshme ka dhënë detaje lidhur me takimet që ka mbajtur në Bruksel me ndërmjetësin Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorin serb Petar Petkoviq. 

Bislimi zbuloi detaje për grupin menaxhues për draftimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, për të cilin deri më tani nuk kishte folur as kryeministri Albin Kurti e as vetë Bislimi.

Gjatë ditës së djeshme, në një intervistë për Radio Televizionin Dukagjini, Bislimi tha se draftin fillestar për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë do ta hartojnë katër serbë, ndërsa kryesuese e Ekipit të Menaxhmentit do të jetë Danijela Vujiçiç, anëtare e Partisë Progresiste Serbe, shkruan Demokracia.com.

“Jon katër persona, jon serbë. Po s’i kom tash këtu emrat. Danijela Vujiçiqi osht kryesuese. Dy prej tyne jon prej vitit 2013, dy kanë pësu vazhdimisht ndryshime…”, tha Bislimi.

“Danijela Vujiçiç është kryesuese, dy prej tyre janë që nga viti 2013. Dy kanë pësuar vazhdimisht ndryshime. Dikush është ndryshuar për arsye se është zhvendosë nga Kosova, dikush ka brenga se është larguar padrejtësisht…”, tha tutje ai.

Danijela është deputete në Asamblenë Kombëtare të Serbisë. Ajo për më keq është edhe anëtare e Partisë Progresive të Serbisë që udhëhiqet nga. Aleksandër Vuçiq. Ajo është nga Mitrovica e Veriut.

Menjëherë pas takimit me shefin e të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, në Bruksel, ai tha se në këtë takim është propozuar një princip nga Miroslav Lajçak sipas të cilit nuk mund të fillohet implementimi i të gjitha pikave të Marrëveshjes së Ohrit njëherësh.

“Në pjesën e parë, pjesa më e madhe e diskutimit ka pasur të bëjë me hapat që duhet të ndërmarrim në ditët në vazhdim dhe që burojnë nga marrëveshja bazike dhe aneksi implementues, për shembull kemi diskutuar për sekuencimin”.

“Është propozuar një princip sipas të cilit nuk mund të fillohet implementimi i të gjitha pikave njëherësh për arsye se kjo do të mund të krijonte një disbalanc ku njëra palë merr shumë dhe nuk është e detyruar të ofrojë diçka, por ideja e Lajçakut është që të ketë sekuencim, pra njëra palë bën diçka pastaj pala tjetër”, tha Bislimi.

Pikërisht sipas këtij principi, tha Bislimi, është arritur edhe Marrëveshja për tekstin e Deklaratës për Personat e Pagjetur që pritet të miratohet në takimin e nivelit të lartë në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Te marrëveshja për të pagjeturit, ne veç kemi pasë një dakordim thuajse mbi 95 për qind, kur në fund të bisedimeve Kurti kishte pranuar të nënshkruante dokumentin. Kemi vërejtur më pas tërheqjen e Vuçiç-it. Pastaj, ka ardhë një dokument i modifikuar nga Lajçak në shtator, dje mbi këtë dokument kemi diskutuar”, tha ai.

Bislimi ndër të tjera ka folur edhe për shtrenjtimin e energjisë elektrike në Kosovë me 15 për qind, duke thënë se rryma nuk është shtrenjtuar pse ka kërkuar Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) por për shkak se Kosova nuk i përmbush nevojat e veta me prodhimin që ka.

“Askush nuk na ka thënë që më 2021 Rusia do ta sulmojë Ukrainën edhe ka me u dhjetëfishu çmimi i rrymës. Kemi thënë që ne s’kemi me e rritë çmimin e rrymës. Ne gjenerimin e energjisë e mbajmë të njëjtin çmim por rrymën që e blejmë prej Hungarisë, Bullgarisë, nuk e determinojmë çmimin”, tha ai. /Demokracia.com/