Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, është ligjërisht e detyrueshme edhe pa nënshkrim, raporton Gazeta Sinjali.
Për FoNet, Hill ka thënë se zbatimi i marrëveshjes është më i rëndësishëm se nënshkrimi i saj, teksa ka treguar një nga elementët kyç të marrëveshjes është se detyrimet e të dyja palëve janë pjesë e procesit të integrimit evropian.
Ai theksoi se është bërë e qartë se formimi Asociacionit të komunave me shumicë serbe është urgjent dhe i rëndësishëm, duke kujtuar se ky është një obligim që është pranuar para 10 vitesh nga Kosova, Serbia dhe BE-ja.
“Nga këndvështrimi i publikut serb, është shumë e rëndësishme që organizatat ndërkombëtare, si BE-ja, të kenë një marrëveshje të cilës duhet t’i përmbahen dhe të sigurojnë zbatimin e saj” tha Hill duke shtuar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është e rëndësishëm për t’i ofruar komunitetit serb në Kosovë, siguri dhe të ardhme, shkruan Danas.