“Albin Zajednica”, PSD-ja me grafite për kryeministrin Kurti

- in Lajme

”Albin Zajednica“, është mbishkrimi që Partia Socialdemokrate (PSD) ka vendosur nëpër mure publike të kryeqytetit.

Pos mureve, edhe nëpër sheshe është shkruar grafita e njëjtë.

Kjo pasi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pajtuar me marrëveshjen e Ohrit.

Opozita parlamentare dhe joparlamnetare në Kosovë akuzojnë Kurtin se me zotimin e Ohrit ”e ka pranuar Asociacionin”.

Pushteti ka përdorur termin “vetëmenaxhim”, për të pretenduar se është përmirësuar pozicioni i dialogut rreth Asociaiconit.

Por faktori ndërkombëtar vazhdon ta përmend Asociacionin si “obligim ligjor ndërkombëtar”, të Kosovës.

Kurti e kishte kundërshtuar vazhdimisht atë gjatë kohës sa ishte në opozitë.

/GazetaSinjali/