Pas ndeshjeve në Ligën e Kampionëve dhe atë të Evropës, rikthehen disa nga ligat më të mira evropiane, me ndeshje për programin e ditës së premte.
Sot parashihen të zhvillohen ndeshje në Premier Ligën angleze, La Ligan spanjolle, në Serie A, Bundesligan gjermane dhe Ligë 1 të Francës, përcjell KosovaPress.
Ndeshja më interesante do të zhvillohet në kuadër të Premier Ligës angleze, ku Wolverhampton pret në shtëpi skuadrën e Leeds United.
Programin e plotë të ndeshjeve në ligat përkatëse të tyre e gjeni të bashkangjitur më poshtë.
Premier Liga angleze
21:00 Wolverhampton (12) – Leeds United (11) (Stadiumi Molineux)
Bundesliga gjermane
20:30 Arminia Bielefeld (16) – Wolfsburg (4) (Stadiumi Bielefelder Alm)
Serie A
18:30 Fiorentina (16) – Spezia (13) (Stadiumi Artemio Franchi)
20:45 Cagliari (18) – Torino (17) (Stadiumi Sardegna Arena)
La Liga spanjolle
21:00 Real Betis (7) – Getafe (14) (Stadiumi Benito Villamarin)
Liga 1 e Francës
21:00 Brest (12) – Lyon (3) (Stadiumi Francis-Le Ble)/KosovaPress