Pas vendimit të Këshillit të Ministrave të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën, ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Kurti u shpreh se është i kënaqur nga vendimi i sotëm i Këshillit të BE-së në favor të udhëtimit pa viza, duke shtuar se pritjes së gjatë po i vjen fundi.
“Një hap më afër: I kënaqur nga vendimi unanim i sotëm nga Këshilli i BE-së, në favor të udhëtimit pa viza për qytetarët tanë. Pritjes së gjatë po i vjen fundi”.
“Mezi presim hapat përfundimtarë të Parlamentit Evropian, ka shkruar Kurti.
Kujtojmë se në njoftimin e Këshillit Evropian është bërë e ditur se të gjitha vendet e BE-së kanë përkrahur liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Këshilli sot e miratoi pozicionin e vet në lexim të parë për udhëtimin pa viza për ata që kanë pasaporta të lëshuara nga Kosova. Rregullat e reja do t’u lejojnë mbajtësve të pasaportave të Kosovës që të udhëtojnë pa viza në BE për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çfarëdo periudhe 180-ditore.”