“Ty Albin Kurti të ka ikur mendja”, Krasniqi reagon ashpër për arrestimin e protestuesit te Qeveria -Video

- in Lajme

Një protestues i kompanisë Kosova Thëngjill gjatë ditës së u arrestua në afërsi të objektit të Qeverisë së Kosovës. Protestuesi po vraponte në drejtim të kryeministrit Kurti që të fliste me të për shqetësimet që kishte.

Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi ka reaguar në lidhje me arrestimin e tij, ku përmes një video të publikuar në rrjetin e tij social “Facebook”, ka thënë se Kurti është duke u frikësuar nga punëtorët.

Krasniqi ka thënë se pesë truproje të Kurtit e kanë arrestuar me forcë ish-punëtorin e ‘Kosova Thëngjillit’, vetëm pse ai është ofruar që të tregoi problemet e tij.

Aktivisti i PSD-së ka thënë se Kurtit i ka ikur mendja pasi i ka lënë plotë 8 muaj pa paga punëtorët e “Kosova Thëngjillit”.

“Ty Albin Kurti të ka ikur mendja, sepse 160 punëtorë të Kosova-Thëngjillit që është shoqëri aksionare, që është kompani private, ti jau ke ndërprerë bukën”, ka thënë ndër të tjera Krasniqi.

/GazetaSinjali/