Me 15 minuta vonesë ka nisur seanca e thirrur për raportim të kryeministrit Albin Kurti për dialogun me Serbinë në Bruksel.
Raportimi i Kurtit për bisedimet që pati me presidentin serb Aleksandar Vuçiq më 27 shkurt është iniciuar nga opozita, derisa ai shprehu gatishmërinë që kjo të ndodhë pikërisht në mbrëmje vonë.
Ndër deputetët që folën në fillim ishte edhe Jahja Kokaj i VV-së. Pas fjalës së tij, kryetari i Parlamentit kishte një kërkesë, raporton Sinjali.
“Profë n’mujsh me terma ma t’lehtë se pak vonë, deputetët po m’ankohen”, tha Konjufca e më pas pasuan të qeshurat në Kuvendi.