Avokati kosovar, Besnik Berisha, ka folur pas takimit të djeshëm të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, raporton Gazeta Sinjali.
Sa i përket çështjes së themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Berisha ka thënë se kryeministri Kurti ‘Zajednicën’ e ka pranuar në ditën kur e mori pushtetin.
“Kurti në fakt e ka pranu që në ditën kur e ka marrë pushtetin, që ia është i gatshëm të bëjë kompromise gjithçka, kurdo që nuk ia tund karrigen dhe që nuk e lë me shku aty ku ka qenë. E ka provu me ra njëherë prej pushtetit, e ka provu që të qenurit në pushtet është e ëmbël, siç e kanë provu gjithë të tjerët dhe pranimi i detyrimeve që kanë sha, kanë fy e kanë pshty e kanë kallë Prishtinën e kanë djegë policë për së gjalli në emër të një herë demarkacion e pastaj Asociacion që këta e titulluan si Zajdenicë, u rikonfirmu dje. Pra dje kryeministri ynë, një kryeministër që u nis atje për të mbrojtë Kosovën e interesin e saj, doli tha unë isha i gatshëm për të nënshkru, por Serbia u tërhoq dhe vendosëm që të dialogojmë në mars”, ka thënë Berisha.
Tutje avokati theksoi se Kurti nuk është gardiani i territorit të Kosovës, por është Gjykata Kushtetuese dhe sipas tij, nëse ai do të pranonte ndryshime të Kushtetutës, do ishte me titujt që ua jepte pushtetarëve të mëhershëm si ‘argat i Serbisë’.
“Unë nuk e kam fajësu asnjëherë askënd që ka me e zbatu një marrëveshje prej vitit 2013 dhe unë kam konsideru e konsideroj edhe sot se gardiani nuk është kryeministri Kurti i territorit të Kosovës ei ndarjes së pushteteve, por Gjykata Kushtetuese. Nëse kryeministri Kurti do të pranonte që të bënte ndryshime të Kushtetutës, atëherë për mua ai do të ishte me titujt që ua jepnin ata të tjerëve, që ishin shumë të rënda si ‘argat i Serbisë’ etj”, ka thënë avokati Berisha.