Nga njohja reciproke, në njohje eventuale reciproke, kjo të paktën përmendej në letrat e dërguara së fundi për Kosovën nga presidenti amerikan, Joe Biden e sekretari i Shtetit, Antony Blinken.
Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar më herët, njohja reciproke nuk ndodhet në propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve, i cili tashmë është bërë publik.
Si arritëm nga njohja reciproke në njohje eventuale reciproke, është përgjigjur emisari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Ai ka thënë se ShBA ka dashur të tregojë se e mbështet planin evropiandhe mos të krijohen keqkuptime rreth kësaj, derisa shtoi se do të donin që në Ballkanin Perëndimor, vendet ta njihnin pavarësinë e njëra-tjetrës.
“Ne deshëm të sigurohemi që nuk ka konfuzione për pozicionin tonë në planin evropian. Plani evropian nuk është për njohje reciproke, është për normalizim. Ne deshëm ta bënim të qartë që vetëm pse e përkrahim këtë marrëveshje, ne besojmë që nëse rajoni dëshiron të jetë i shëndetshëm, ne besojmë që të gjitha shtetet ta njohin njëra-tjetrën dhe të kenë marrëdhënie pozitive, dhe për këtë arsye ne e kemi përdorur fjalën “eventualisht”, që njerëzit ta kuptojnë se nuk duam ta ndryshojmë propozimin evropian, por do të donim që kjo të ndodhte në të ardhmen në Ballkan.” – tha ai në një komunikim me gazetarët./Nacionale