Përmendja e rastit të Deharit, Albulena Haxhiu akuzon deputetin e PDK-së: I keni duart me gjak

- in Lajme

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka folur për rastin Dehari duke nxitur kësisoji reagime të ashpra nga ministrja Albulena Haxhiu.

Ajo ka goditur me forcë tavolinën e saj derisa Berisha po fliste dhe po kërkonte përgjegjësi për këtë rast.

Haxhiu është dëgjuar duke bërtitur vazhdimisht “Marre! Marre!”

“Ju keni qenë në qeveri kur është vrarë Astrit Dehari! Asnjë fjalë! Asnjë fjalë! Ju i keni duart me gjak!” , ka vazhduar ajo./Sinjali