Modelja nga Drenica, Xhuli Nura, është njëra nga banoret më të komentuara në Big Brother VIP Kosova.
Ajo është bërë pjesë e shtëpisë që nga fillimi, ndërkohë që deri më tani ka krijuar situata të ndryshme në shtëpinë e famshme.
E njëjta shpesh është përfshirë në debate me të tjerët, e madje në shumë raste është akuzuar për lojën e pisët.
Bukuroshja së fundmi bëri paqe me reperin Stresi, të cilin e kishte rival që nga nisja e këtij spektakli.
Ata kanë qenë së fundmi duke biseduar me njëri-tjetrin në oborr, gjersa Xhuli mori vëmendje me paraqitjen në bikini.