Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut e vlefshme për fazën parakualifikuese të Kampionatit Botëror FIBA 2023.
Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 89 -99 pra me 10 pikë diferencë, raporton KosovaPress.
Kosova u tregua një rival i denjë për Luksemburgun pasi në disa periudha të lojës ofrua deri dy pikë e madje edhe kishte pikë të barabarta me rivalin e saj.
Në mdeshjen e radhës Kosova ballafaqohet me Sllovakinë të shtunën me fillim nga ora 19:00.
Në këtë ndeshje Kosovës i nevojitet fitorja si dhe të shpresojë që Islanda ta mposhtë Luxemburgun për t’u kualifikuar më tutje./KosovaPress