Osmani vizitë në Serbi, takohet me liderët, diskutohet minishengeni ballkanik

- in Rajoni dhe Bota

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, zhvilloi një vizitë zyrtare në Serbi. Ai u takua fillimisht me presidentin, Aleksandër Vuçiç, të cilin e falenderoi për dhurimin e mijëra dozave të vaksinave, ndërsa diskutuan për integrimin në BE, thellimit të bashkëpunimit dhe projekteve të përbashkëta.

Kreu ishtetit serb përmendi mini-shengenin ballkanik si një shembull i bashkëpunimit të suksesshëm, ndërsa nënvizoi se marrëdhëniet e mira mes dyja vendeve kanë rëndësi të madhe për të gjithë rajonin, raporton A2.

Ministri Osmani tha se mori garanci nga Beogradi për hapjen e pikës kufitare Llojan-Miratoc, nga e cila do të përfitojnë kryesisht banorë shqiptarë të zonës atje. Gjatë qëndrimit në Serbi, Osmani u takua edhe me kryeministren, Ana Brnabiç dhe me kryetarin e kuvendit, Ivica Daçiç./KosovaPress