Një djalë gjashtë vjeçar u shpëtua nga rrënojat e një ndërtese 7-katëshe të shembur të martën, disa orë pasi tërmetet e fuqishme goditën Turqinë jugore.
Eymen u shpëtua në Hatay, një nga 10 provincat e goditura rëndë nga tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë, nga ekipet e bashkisë Bahçelievler të Stambollit, raporton anadolu.
Pas shpëtimit të Eymen rreth orës 17:50 me orën lokale (14:50 GMT), ekipet po vazhdonin përpjekjet për të shpëtuar nënën e tij.
Numri i të vdekurve nga tërmetet e së hënës me qendër Kahramanmaras është rritur në 4,544, sipas agjencisë kombëtare të fatkeqësive, së bashku me mijëra të tjerë të plagosur. Provincat e tjera të prekura janë Gaziantep, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Malatya, Sanliurfa, Adana, Dijarbakir dhe Kilis.
Lëkundjet u ndjenë edhe në Sirinë fqinje, duke shkaktuar dëme të mëdha.