Presidenti amerikan, Joe Biden, e kishte kërkuar rrëzimin e balonës spiune kineze menjëherë, por ekspertë nga Pentagoni, i kishin sugjeruar atij të priste deri kur ajo të mos shkaktonte dot më dëme, me rrëzimin e saj.
Kështu ka deklaruar vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë, teksa foli pas rrëzimit të balonës.
“Unë e kam marrë njoftimin që prej të mërkurës dhe i kam kërkuar Pentagonit ta rrëzojë menjëherë”, tha ai gjatë një komunikate të shkurtër për mediat, duke përshkruar edhe bisedën me zyrtarët e lartë të Pentagonit.
Rrezja e caktuar, sipas presidentit amerikan, ishte prej 12 miljesh nga bregu i detit dhe pikërisht kështu ndodhi.
Ajo u rrëzua në oqean, pa shkaktuar dëme për qytetarët dhe nga marina amerikane, po punohet për mbledhjen e copave të rëna.
Biden uroi po ashtu gjithë aviatorët dhe ushtarakët e angazhuar në mision, duke e cilësuar atë si shumë të suksesshëm.
Ndërsa, një ekspertizë më e gjerë mbi balonën, pritet të vijë pas ekzaminimit që do t’i bëhet copave të rëna, nga ekspertët amerikanë të sigurisë./Albanian Post