Ish-kryetari i Skenderajt dhe anëtari i familjes heroike, Bekim Jashari ka vendosur të tërhiqet nga politika.
Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook duke bërë të ditur se listën e pavarur “Ideali” që e formoi para zgjedhjeve lokale do ta udhëheq, Nuredin Lushtaku.

Jashari renditi arsyet që quan në këtë vendim duke thënë se “në këto rrethana se si zhvillohet politika te ne, si organizohen grupe të caktuara partiake dhe të interesit, duke përvetësuar çdo mjet propagandues, duke shkatërruar e manipuluar gjithçka vetëm për të arritur interesa grupore e individuale, prania ime në politikë, në këtë momentum të tillë nuk mund të vazhdojë”.
Bekim Jashari ka bërë të ditur se vendimi që ka marrë për tërheqje nga politika e ka bërë në koordinim të plotë me familjen./Paparaci