Qeveria Kurti godet rëndë sektorin publik, sot publikohet koeficienti që pritet t’i ulë pagat e zyrtarëve

- in Lajme

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot (e mërkurë), në orën 10:00.


Në rend të ditës për shqyrtim, Qeveria e ka vetëm një pikë: Shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.08/L-193 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023 (MFPT).

Demokracia.com ka siguruar rendin e ditës dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.08/L-193 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023 (MFPT).

Ndonëse nga sot është paraparë që Ligji për Pagat të hyjë në fuqi, rreth 100 mijë punëtorë të sektorit publik ende nuk e dinë vlerën e koeficientit.

Edhe në dokumentin e siguruar nuk është cekur vlera e koeficientit të pagës, e cila po mbahet e fshehur nga Qeveria Kurti.

 

Përveç caktimit të vlerës së koeficientit, Qeveria do të autorizojë Ministrin e Financave, që sipas nevojës, me vendim të bëjë ngritjen e tavanit të shtesave të përcaktuara me Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, për vitin fiskal 2023.

 

Paga më e lartë do të jetë për postin e presidentit të shtetit, me koeficient 18.

Kryetari e Gjykatës Kushtetuese do të ketë koeficient 17.5, ndërsa 17 do të jetë koeficienti për postin e kryeparlamentarit dhe kryeministrit. Deputeti dhe ministri do të kenë pagë të barabartë, me koeficient 16.4.