Gruaja që tentoi vetëvrasjen në Suharekë ishte viktimë e dhunës nga bashkëshorti, arrestohet i dyshuari

- in Lajme

Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për një rast mjaft të rëndë që ndodhi në një familje në Suharekë, ku një grua 32-vjeçari tentoi t’i jap fund jetës. Viktima konsumoi sasi të tepruar të medikamenetev dhe për pasojë përfundoi e shtrirë në spital. Sinjali ka mësuar detaje të reja për këtë rast, që lidhet me dhunën që ka përjetuar gruaja nga bashkëshorti i saj.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se viktima ka përjetuar presion e dhunë psikike nga bashkëshorti, duke ia rënduar kështu gjendjen, derisa e mendoi edhe vetëvrasjen.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, kur Policia doli në vendin e ngjarjes dhe u zbulua se shkaktar i këtij rasti dyshohet të jetë dhuna në familje.

Derisa gruaja ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit, Policia e ka arrestuar burrin e dyshuar. I njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku është përballur me dyshimet që rëndojnë mbi të.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij të nisin hetimet për veprën penale “Dhunë në familje”./Sinjali