Big Brother VIP Albania është kthyer në një nga spektaklet më të shikuara, në të cilin banorët deri më tani kanë rrëfyer ngjarje e kanë krijuar situata të ndryshme.
Që pas një afrimiteti që pati Luizi me Kiarën, u tha se në shtëpi do të hynte këngëtari Butrint Imeri, i cili njihet si ish-i dashuri i moderatores shqiptare.
Kjo duket se është nuhatur brenda edhe nga vetë Ejlli, gjersa së fundmi ka biseduar me Kiarën, Efin dhe Maestron për këtë.
Ai tha se nëse do të hynte artisti nga Kosova në BBVA do ta nxirrte atë komplet jashtë loje.
“Ai është problem. Se ti mund të thuash pavarësisht se jam ndarë me të kam raporte miqësore dhe ajo më nxjerr mua jashtë loje komplet”, u shpreh Luizi.