Ambasada e Rusisë në Suedi duke prezantuar çmimet e karburanteve në Evropë ka publikuar të martën një hartë duke e paraqitur territorin e Kosovës si shtet të pavarur dhe Krimenë e Donbassin si pjesë të Ukrainës.
Postimi në Twitter u bë viral kryesisht për territoret ukrainase.
Rusia përkrah Serbinë dhe në vazhdimësi ka kundërshtuar pavarësinë e Kosovës.
Ky shtet ka aneksuar Krimenë në vitin 2014, ndërsa Donbassin e shpalli shtet të pavarur vitin e shkuar pas nisjes së pushtimit të Ukrainës