Përderisa banorët e formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, po shkruanin listën e gjërave për të blerë në kuadër të buxhetit të javës, Andi është shfaqur pak i acaruar në raport me Xhulin.
Kjo pasi që, Xhuli e ka goditur atë në pjesën e shpinës, pas një keqkuptimi që kishin në lidhje me listën.
E ky veprim i Xhulit, duket t’i ketë shtuar nervozen goxha shumë Andit, i cili i ka thënë disa herë të njëjtat fjalë – “Mos më godit ti mua”.