Gashi për ambasadorin Berishaj: Si duket VV ka marrë para nga ai dhe tani nuk mund ta largojnë

- in Lajme

Studiuesi dhe analisti, Shkëlzen Gashi, ka hedhur dyshime se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj mund ta ketë financuar Lëvizjen Vetëvendosje.


Teksa fliste në Pressing të T7 për skandalin e Berishajt, Gashi ka thënë se ndryshe nuk mund të shpjegohet mbrojtja që partia në pushtet është duke ia bërë Berishajt.

“Si duket këta kanë marrë pare dhe nuk munden tani me liru. Ky i ka dhënë pare Vetëvendosjes si subjekt politik, nuk ka të keqe donacioni, por me gjasë i ka dhënë ilegalisht”, ka thënë Gashi

“Fakti që e mbrojnë kështu tregon se këta e kanë një hall”, vazhdon më tutje analisti politik

“Ky ish dashtë vetë me kanë i ndershëm dhe me u tërheq”, u shpreh ai.

Më tutje Gashi ka folur edhe për “karakterin e Berishajt”, ai tha se ambasadori është “zajabant” të cilin duhet me shkarku sa më parë.

 

“Kur shkon Lubjanë ju thotë se jam profesor i Universitetit të Prishtinës dhe Tiranë, kur vjen në Prishtinë thotë se jam profesor i Universitetit të Lubjanës”, thotë Gashi./Gazeta Metro