Ish-ambasadori Dedaj: Berishaj s’është vetëm, mund t’i marrë me vete edhe Kurtin, Osmanin e Gërvallën

- in Lajme

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka thënë se ka “një zor të madh” që nuk po shkarkohet ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili është implikuar në një skandal të madh financiar.

“Këtu pa qenë një zor i madh, nuk mund të ndodh kjo”, tha Dedaj në Frontal në T7.

Ai thotë se Berishaj “nuk është vetëm”. Sipas tij, nëse vërtetohen akuzat ndaj ambasadorit, ai mund t’i marrë me vete edhe krerët e shtetit.

“Në këtë anije nuk është vetëm. Nëse vërtetohen akuzat, atëherë me të duhet të shkojnë edhe Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla”, tha ish-ambasadori.

/GazetaSinjali/