Pas rihapjes për qarkullim të rrugës “Xhorxh Bush” në kryeqytet, për autobusë, taksi dhe vetura emergjente, nuk po mungon as lëvizja e veturave private, raporton Gazeta Sinjali.
Por Policia sot ka nisur gjobitjen e ngasësve me vetura private të cilët po futen në këtë rrugë, ku janë
shqiptuar dhjetëra dënime.
Nga Policia e Prishtinë nuk janë deklaruar lidhur me lartësinë e dënimeve që po shqiptohen.
Nga Komuna e Prishtinës kanë thënë më parë se bëhet fjalë për një gjobë prej 500 eurove dhe edhe patentë shoferi merret për një vit, ky është dënimi për qytetarët.
Ndërsa për taksitë, nëse vetëm nuk presin autobusin dhe duan të kalojnë atë në vijë të plotë atëherë gjoba për ta është 500 euro dhe u merret patentë shoferi për 3 muaj.
