Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar pas rastit të sotëm ku një pacient 55-vjeçar kërceu nga kati i katërt i Klinikës Torakale, për të gjetur më pas vdekjen nga plagët e marra.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Haxhiu shtoi se kjo klinikë, para pak vitesh ishte shembull i mirëmenaxhimit dhe profesionalizmit.
“Keqmenaxhimi dhe degradimi i shëndetësisë, po ashtu humbja e jetës së njerzëve, në qendrat tona spitalore është shqetësuese. Për këto raste deri tani nuk ka llogaridhënie.Për rastin e sotëm Prokuroria duhet të hetojë shkaqet e vdekjes së pacientit.Askush nuk e ka besuar këtë degradim deri në këtë masë”, shkroi ndër tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë: