Krerët e shtetit bëjnë homazhe në Reçak

- in Lajme

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca,të shoqëruar edhe nga ambasadori, William Walker, ish-kryesues i Misionit Verifikues në Kosovë në vitet ’99, kanë bërë homazhe pranë Kompleksit Memorial në Reçak.

Pas nderimeve, liderët do të marrin pjesë edhe në akademinë përkujtimore që mbahet me rastin e 24-vjetorit të Masakrës së Reçakut.

Edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe tek varret e të vrarëve në Reçak.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur prej orës 09:00 për të kujtuar viktimat e masakrës se Reçakut që ndodhi 24 vjet më parë.

/GazetaSinjali/