“Çka ka, çka s’ka”, Krasniqi i PSD-së i përgjigjet me një video Vetëvendosjes -Video

- in Lajme

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Frashër Krasniqi ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje pas videos së publikuar “Çka ka, çka s’ka”.

Ai ka përmendur disa ngjarje që ndodhën gjatë Qeverisë Kurti II. Fillimisht, theksohet ikja e qytetarëve nga vendi dhe mungesa e materialit për pasaportave.

“Ka blerje të deputetëve.” – thuhet mes tjerash në video, ku shihet ish-deputetja e PDK-së, tani në VV, Adelina Grainca.

“Çka ka e çka s’ka, në të vërtetë Ju lutem shpërndajeni sa më shumë! (U mundova me e bë video-n më shkurt, por ja që shumë gjana kanë ndodhë e shumë të tjera s’kanë ndodhë këto dy vite)” – ka shkruar Krasniqi krahas videos së publikuar.

/GazetaSinjali/