Momenti i dhimbshëm kur vëllai merr vesh për vdekjen tragjike të kryetarit të Shoqatës së Shurdhmemecëve në Mitrovicë -Video

- in Lajme

Qyteti i Mitrovicës dhe i gjithë vendi u trondit ditën e sotme, pas ngjarjes së rëndë që ndodhi brenda objektit të Shoqatës së të Verbërve dhe Shurdhmemecëve, ku një person u gjet pa shenja jete. Sipas informacioneve të para, ai dyshohet se u godit për vdekje me mjete të forta, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima është kryetari i Shoqatës, Nysret Gubetini, rreth 60 vjeç.

Në mediat lokale janë publikuar pamjet nga momenti i dhimbshëm kur vëllai i të ndjerit merr vesh për vdekjen tragjike të Gubetinit.

Ndryshe, sipas burimeve të Gazetës Sinjali ngjarja ka ndodhur si pasojë e një rrahje mes disa personave që janë pjesë e kësaj qendre, me ç’rast pas përdorimit të mjeteve të forta, sqepar (teshlicë), Gubetini ka mbetur i vrarë.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vrasje’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

/GazetaSinjali/