Lagjja Emshir në Prishtinë për dy netë me radhë nuk ka gjetur qetësi si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Gazeta Sinjali ka raportuar për dy rastet që kanë ndodhur të dielën dhe të hënën. Për rastin e fundit që ndodhi mbrëmë, Policia akoma nuk e ka identifikuar personin e dyshuar, por as viktimën, si palë të përfshira në rast, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se incidentit i ka paraprirë një debat me ofendime e të shara në mes të rrugës, për motive akoma të panjohura. Sinjalizuesit thonë se i dyshuari i është drejtuar viktimës me fjalët “motrën kam me ta q*”. Konflikti mes tyre eskaloi deri ën atë pikë, sa i dyshuari nxori armën dhe e shkrepi një herë.
Sipas informacioneve që ka Sinjali, policia ka gjetur një gëzhojë në vendin e ngjarjes, që është sekuestruar, e më pas ka bërë ekzaminimet e nevojshme.
Në lidhje me rastin, është vënë në dijenie dhe Prokurori i Shtetit që ka urdhëruar nisjen e hetimeve dhe grumbullimin e provave që ndihmojnë në identifikimin e palëve të përfshira në këtë incident./Sinjali