Një 23-vjeçare sulmohet në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë

- in Lajme

Një 23-vjeçare është sulmuar fizikisht nga një burrë këtë të shtunë në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK teksa policia është duke punuar për të identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin për veprën “Lëndim trupor”.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën se nga rruga Bill Klinton në Prishtinë, një person është transportuar për trajtim mjekësor në QKUK. Menjëherë njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e kësaj ngjarje”.