Po kërkohej tash e disa muaj nga Policia, bie në pranga 31-vjeçari i dyshuar për disa vjedhje në Obiliq

- in Lajme

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri për bizneset. Të dyshuarit për kryerjen e këtyre veprave, shpesh herë arrijnë që përkohësisht të ikin nga duart e organeve të rendit, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu kishte vepruar edhe një 31-vjeçar në Obiliq, i cili dyshohet se ka kryer një sërë vjedhjesh gjatë vitit të kaluar, mirëpo kishte arritur që ta shijojë lirinë nga arratia që nga muaji prill i 2022-tës.

Sinjali mëson se i dyshuari është arrestuar në orët e para të ditës së sotme dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje e rëndë’.

/GazetaSinjali/