Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) Agim Ademi ka pritur sot në takim zhonglerin e njohur Agim Agushin, i cili po ashtu është pjesë e librit Guinness.
Në këtë takim mori pjesë edhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, përcjell KosovaPress.
Agushi u nda i kënaqur me arritjet dhe punën e presidentit Ademi në FFK, dhe u shpreh krenar me Kombëtaren e Kosovës në futboll, ku sukseset e tyre i quajti historike.
Presidenti Ademi theksoi që është krenar me rekordet e sportistit Agushi, dhe i ofroi atij përkrahje, duke thënë që sportistët si Agushi janë motivim dhe shembuj për gjeneratat e reja. /KosovaPress