Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, në një postim në Twitter, ka shkruar për kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, të cilin edhe e ka lavdëruar edhe për gjuhën e tij ndaj pushtetit në Serbi dhe pakicat.
“Albin Kurti flet për qeverisjen në Serbi si duhet të flasë opozita demokratike. Ai di gjithçka, nuk thotë asgjë të pasaktë, nuk shan dhe flet në mënyrë perfekte gjuhën e pakicës. Është sikur po përgatitet të kandidojë në zgjedhjet për President të Serbisë”, ka shkrua Kandiç në Twitter.
