Rreth 90 mijë tifozë për finalen e Kupës së Botës, çmimet e “çmendura” të biletave

- in Sport

Ndeshja e fundit e Botërorit Katar 2022 do të luhet këtë të diel në stadiumin ‘Lusial Iconic’, një stadium që mund të presë deri në 89 mijë tifozë.

Përballja mes Francës e Argjentinës pritet të jetë një nga eventet më të ndjekura televizive.

Por sfidë mbetet për ata tifozë të cilët duan të jenë në stadium. E padyshim çmimi i biletave për këtë finale mbetet i lartë.

Për të siguruar zyrtarisht një vend në kategorinë 1 të stadiumit duhet të paguani plot 1223 euro, e këto bileta janë shitur të gjitha. Biletat më të lira të reklamuara përmes portalit të biletave të FIFA-s ishin me kosto 156 euro për një vend në kategorinë 4.

763 euro kushton një vend në kategorinë 2 dhe 460 euro për kategorinë 3.

Por ka edhe nga ata që për të parë nga afër Messin dhe Mbappe kanë paguar në tregun e zi plot 3 mijë dollarë.

/GazetaSinjali/