Ministria për Punë të Brendshme gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut, ka regjistruar gjithsejtë 427 shkelje për mosmbajtjes së maskës mbrojtëse si preventivë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Ministria për Punë të Brendshme në vazhdimësi bën thirrje për respektim dhe zbatim të masave dhe protokolleve të miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19./KosovaPress