Çfarë po ndodh në Katar? Tre gazetarë kanë ndërruar jetë

- in Sport

Një gazetar i tretë është konfirmuar se ka ndërruar jetë në Kupën e Botës Katar 2022.

Roger Pearce ishte drejtori teknik 65-vjeçar i kanalit anglez “ITV Sport”, i cili raportohet se ka vdekur më datën 21 nëntor, para fillimit të ndeshjes SHBA-Uells.

Lajmi merr rëndësi të madhe dhe zbulohet tani pas njoftimeve të dy gazetarëve të tjerë që kanë ndërruar jetë.

Siç shkruan Nail Stainsby, gazetari i “BBC” dhe miku personal i Pearce, ai do të tërhiqej pas 5 javësh.

/GazetaSinjali/