Zvicra e ‘nokauton’ Serbinë nga Botërori për edicionin e dytë me radhë, siguron biletën për 1/8 në Katar

- in Sport

Kombëtarja e Zvicrës i ka dhënë një tjetër ‘shuplakë’ Serbisë, duke e eliminuar sërish nga Botërori.

Një histori që përsëritet përsëri pas 4 vjetësh, me skenar krejtësisht të njëjtë, Zvicra duke fundosur Serbinë nga Botërori nëpërmjet grupeve.

Zvicra triumfoi me rezultat 2-3 ndaj Serbisë, duke mbyllur grupin e dytë në tabelë pas Brazilit me 6 pikë të mbledhura, dhe duke siguruar biletën për 1/8 të finales në Katar.

Xherdan Shaqiri, Breel Embolo e Remo Freuler ishin tre golashënuesit e Zvicrës, që i dhanë fitoren e madhe zvicëranëve dhe kualifikimin tutje.

Zvicra në raundin e 16-të do të luajë përballë Portugalisë.

/GazetaSinjaliSport/