I jep fund spekulimeve, gruaja e diktatorit Kim Jong-Un rishfaqet në publik

- in Rajoni dhe Bota

Bashkëshortja e liderit të Koresë së Veriut është rishfaqur në publik pas një viti mungesë, duke i dhënë fund spekulimeve për problemet me shëndetin për shkak të koronavirusit apo një shtatzënie të mundshme.

Ri Sol Ju u shfaq në krah të bashkëshortit të saj në një koncert, në përkujtim të ditëlindjes së Kim Jong Il, babait të Kim Jong-Un, raporton A2.

Ditëlindja e Kim Jong-Il është një nga festat më të rëndësishme në Korenë e Veriut, e njohur ndryshe me emrin “Dita e Yllit Ndriçues”.

Në fotot e publikuara nga agjencia shtetërore e lajmeve koreano-veriore shihet se asnjë prej të ftuarve në ceremoni nuk mban maskë./Kosova Press