Llavë dhe tym kanë shpërthyer mbrëmjen e së martës nga vullkani Etna në Siçili, duke shkaktuar panik te banorët e zonës dhe ndërprerë dhjetëra fluturime nga aeroporti i Katanias.
Etna është një ndër vullkanet më aktivë të Europës, por shpërthim si ai i mbrëmjes së kaluar nuk ishte regjistruar prej kohësh sipas dëshmisë së banorëve, raporton A2.
Reja e hirit arritur deri në 1 km në ajër ndërsa nga krateri u shfaqën lumenj llave./KosovaPress